Vjosa Osmani në tre muajt e fundit si president/ Kosova sërish në ‘trenin’ e zgjedhjeve
E ardhmja e Presidentes Vjosa Osmani dhe mundësia e saj për një mandat të dytë ka hapur një debat të ri politik ne Kosove, menjëherë pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Dy nga partitë kryesore opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë dhënë sinjale të qarta se nuk e shohin të garantuar mbështetjen për Osmanin, duke kushtëzuar çdo marrëveshje me bisedime të mirëfillta politike. Zëdhënësi i PDK-së, Bernard Nikaj, tha se qëndrimi i partisë mbetet i pandryshuar: pa dialog politik, nuk ka vota për asnjë kandidat për president, përfshirë edhe nëse kandidatura është ajo e Vjosa Osmanit. Të njëjtin ton rezervues e ka shprehur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se LDK...
Burimi:
ntv.al