Vjosa Osmani: Kosova qëndron krah SHBA-së dhe kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës. Reagon edhe Kurti

Vjosa Osmani: Kosova qëndron krah SHBA-së dhe kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës. Reagon edhe Kurti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mbështetur operacionin e SHBA-së në Venezuelë të shtunën. Ajo ka thënë se Kosova qëndron fuqishëm me SHBA-në dhe presidentin Donald Trump në mbështetje të veprimeve kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.  Ajo ka shtuar se Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane e se çlirimi i Kosovës është dëshmi e saj.  “Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane – çlirimi ynë është një dëshmi e kësaj. Në një moment kur SHBA-të po përballen me tiraninë në Venezuelë, të gjithë duhet ta përforcojmë këtë qëndrim, sepse komuniteti transatlantik është më i fortë kur bashkohet pas lidershipit amerikan dhe vlerave të përbashkëta. Kur Amerika udhëheq, ne qëndrojmë me krenari së bashku – sepse liria jonë kolektive varet prej saj”, ka shkruar ajo.  Kurti: Kosova mbështet luftën kundër...