Vizita e Ramës në Kosovë dhe takimi me krerët e shtetit, analistja: U prit pozitivisht! I kanë lënë anash mëritë e së shkuarës
Analistja Alma Lama tha se vizita e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Prishtinë është pritur pozitivisht në sferën publike. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Lama u shpreh se vizita vjen në një moment simbolik, ndërsa përveç festimeve, në Kosovë priten edhe protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë. Analistja thekson se gjatë takimit të Ramës me krerët e shtetit të Kosovës është vënë re një gjuhë më e matur dhe më e harmonizuar mes palëve, duke lënë pas mëritë e së shkuarës. Sa i takon procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Lama shprehet se perceptimi publik karakterizohet nga tensioni, pasi çështja po shkon...
Burimi:
vizionplus.tv