“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

Jakup Krasniqi theksoi gjatë fjalës së tij në gjyqin që po mbahet në Hagë, se lufta e UÇK-së nuk ka pasur për qëllim shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm lirimin e Kosovës, demokracinë, për barazinë dhe drejtësinë. Ai u shpreh se çdo akuzë që është ngritur ndaj tyre, është vazhdim i gënjeshtrave të prodhuara nga regjimi kriminal i Serbisë. Mes të tjerash, Krasniqi theksoi se është krenar për veprimtarinë e tij politike. “Krimet dhe persekutimet nga forcat serbe që e formësuan atë periudhë janë të pandashme nga veprimet që ju kërkohet të gjykoni. Ato nuk janë shumë në sfond, janë të shkruara në historinë publike me shkronja shumë të mëdha për tu fshirë. Mbeten pjesë e realitetit që ju kërkohet të gjykoni. Bashkohem e...