U këkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Osmani: Mos e barazoni luftën tonë me agresorin serb

U këkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Osmani: Mos e barazoni luftën tonë me agresorin serb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas pretencës së Prokurorisë Speciale në Hagë, e cila ka kërkuar nga 45 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Në një reagim publik në rrjetet sociale, Osmani theksoi se pavarësia e Kosovës ishte “vullnet i popullit” dhe rezultat i një sakrifice të gjatë historike Ajo deklaroi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër, duke kundërshtuar çdo përpjekje për ta barazuar atë me krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Postimi i Vjosa Osmanit: Pavarësia e Kosovës ishte vullnet i popullit të Kosovës. Ishte sakrificë shekullore për të cilën dhanë jetën mijëra dëshmorë e civilë të pafajshëm e për të...