Trump uron Kosovën për 18-vjetorin e pavarësisë: Mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka uruar presidenten Vjosa Osmani për 18-vjetorin e pavarësisë, duke theksuar se SHBA mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ndërsa marrëdhënia mes kombeve tona vazhdon të rritet, presim me padurim zgjerimin e partneritetit tonë, përfshirë përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve që promovojnë prosperitetin e përbashkët”.“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë krah Kosovës për të avancuar paqen dhe stabilitetin për dobi të ndërsjellë”, thuhet në letrën e Trumpit dërguar Osmanit.Trump ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën.“Ky përvjetor është një mundësi për të reflektuar mbi përparimin e Kosovës, ndërkohë që shohim përpara për një bashkëpunim dhe...
Burimi:
ntv.al