Tragjedi me 4 të vdekur në një kantier ndërtimi në Vjenë, 3 nga viktimat shqiptarë të Kosovës

Tragjedi me 4 të vdekur në një kantier ndërtimi në Vjenë, 3 nga viktimat shqiptarë të Kosovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku si pasojë e një aksidenti kanë humbur jetën 4 punëtorë, 3 prej të cilëve shqiptarë nga Kosova. Ambasada e Kosovës në Austri ka konfirmuar se aksidenti ua ka marrë jetën shtetasve Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref Zekaj. Përpos 4 viktimave ka mbetur i lënduar edhe një person i pestë. “Punëtorët e ndërtimit, që ndodheshin mbi këtë konstruksion të sapo betonuar, kanë rënë bashkë me skelën”, ka thënë zëdhënësi i zjarrfikësve Martin Hofbauer. “Ishte një zhurmë jashtëzakonisht e fuqishme, pastaj dëgjova vetëm punëtorët duke bërtitur me zë të lartë. Më pas filluan të jehonin sirenat”, tregon një banor që ishte dëshmitar në vendngjarje. Afro 100 pjesëtarë të ekipeve të emergjencës u angazhuan...