Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi në betejën e fundit: Duam pafajësi, lufta e UÇK e koordinuar me SHBA-në

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi në betejën e fundit: Duam pafajësi, lufta e UÇK e koordinuar me SHBA-në

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë rrëzuar një zëri akuzat e Prokurorëve të Hagës për krime kundër njerëzimit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në periudhën mars 1998- shtator 1999. Ata janë deklaruar të pafajshëm dhe kanë hedhur poshtë pretendimet e prokurorëve të cilët kanë kërkuar nga 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së. I pari që mbajti fjalimin e tij në Hagë ishte ish-kryeministri dhe ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili deklaroi se gjatë luftës ishte në kontakt me SHBA-në për veprimet e UÇK-së. Thaçi shtoi më tej se vetëm NATO mund ta çlironte Kosovën dhe kjo forcon faktin që ai nuk ishte kthyer për pushtet në Kosovë. Ndërsa Jakup Krasniqi iu drejtua gjyqtarëve të Hagës se ishte...