Thaçi në Hagë: S’mund të qëndroja anash kur populli im masakrohej, jam krenar, nuk pendohem
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po përballet me akuza për krime të pretenduara gjatë Luftës së Kosovës. Në deklaratën e tij para trupit gjykues, Thaçi rikujtoi se ishte ndjekur dhe dënuar në mungesë nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, me akuzën për shkelje të ligjeve që ai i cilësoi si diskriminuese. Sipas tij, i njëjti regjim kishte dënuar në mungesë edhe liderë perëndimorë si Bill Clinton, Madeleine Albright, Tony Blair, Gerhard Schröder, Jacques Chirac dhe Javier Solana. Thaçi theksoi se vendimi për t’u kthyer në Kosovë në pranverën e vitit 1998 ishte personal dhe i motivuar nga situata në terren. “Duke parë masakrat ndaj popullit tim, nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të kthehem...
Burimi:
ntv.al