“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK
Me kërkesën për 180 vjet burgim në total, ka nisur faza përfundimtare e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar gjithsej 180 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, në nisje të fjalës përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka sqaruar se prokuroria kërkon nga 45 vjet burgim për secilin prej katër të akuzuarve, për krime tw pretenduara lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ajo theksoi se përgjegjësia penale është individuale dhe nuk lidhet me strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Mbështetur në kontributet individuale të krimeve të bëra ose të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
Burimi:
javanews.al