Teatër politik 1 miliard dollarë/ Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes
Në një periudhë kur themelet e rendit botëror të pas Luftës së Dytë Botërore vazhdojnë të lëkunden nga lëvizjet gjeopolitike, presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur mbi tavolinë një iniciativë po aq ambicioze sa edhe të paqartë: të ashtuquajturin Bord të Paqes, një platformë që disa analistë e shohin më shumë si “teatër politik” sesa si një mekanizëm efikas për t’i zgjidhur kacafytjet mes shteteve në nivel global. Për vendet që synojnë anëtarësimin e përhershëm në Bordin e Paqes, çmimi i kërkuar nga Trumpi për vitin e parë “të abonimit” është 1 miliard dollarë. Ata që s’e paguajnë këtë shumë do të kenë një mandat të kufizuar trevjeçar. Duke pasur parasysh pozicionin ndërkombëtar të Kosovës si shtet jo-anëtar i Kombeve të Bashkuara, pa njohje të...
Burimi:
ntv.al