Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë/ Një i plagosur dërgohet në spital, arrestohet autori i dyshuar

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë/ Një i plagosur dërgohet në spital, arrestohet autori i dyshuar

Një person është plagosur me armë zjarri rreth orës 14:00 në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicën e Jugut. “Viktima, mashkull i moshës madhore, është dërguar për trajtim mjekësor në spital”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka bërë të ditur se është arrestuar një person i dyshuar dhe nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, sipas Zahitit, Policia ka nisur një hetim në lidhje me rastin./Kosovapress/