Të shtëna me armë në Gjilan, një i plagosur

Të shtëna me armë në Gjilan, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Gjilan të Kosovës. Sipas zëdhënësit të policisë së Gjilanit, Ismet Hashani tha se dyshohet se në ngjarje kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. “Njësite policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.  Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, thuhet në deklaratën zyrtare.