Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Sulmi në Ibër-Lepenc, Albin Kurti: Qëllimi ishte destabilizimi i Kosovës
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka folur sërish për sulmin terrorist në kanalin Ibër–Lepenc më 29 nëntor 2024, për të cilin Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuza ndaj tre shtetasve serbë, dy prej të cilëve pjesëtarë të strukturave ilegale, të lidhur me institucionet e sigurisë së Serbisë. Kurti tha se i gjithë sulmi kishte për qëllim që Serbia ta paraqesë Kosovën si përgjegjëse, duke shtuar se Serbia ka gjeneruar qëllimisht tensione për të ruajtur pushtetin e brendshëm. “Sulmi në Ibër -Lepenc nuk ishte një akt i izoluar, por një përpjekje e qëllimshme e Serbisë për sabotimin e Republikës së Kosovës në përmasa të gjera. Një element kyç është edhe fakti se ekspertiza ndërkombëtare forenzike konstaton që eksplozivi me të cilin është kryer sulmi terrorist i asaj nate është me origjinë ushtarake. Si aktakuza ashtu edhe të...