Stërvitja serbe afër Kosovës/ KFOR i përgjigjet Kurtit: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitja serbe afër Kosovës/ KFOR i përgjigjet Kurtit: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Beogradin për shfaqje të “agresionit” pasi ushtria serbe kreu stërvitje të mërkurën në një fshat të banuar me shqiptarë etnikë në jug të Serbisë, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë tha për Radion Evropa e Lirë se stërvitjet nuk përbënin rrezik për sigurinë në rajon. Duke folur në një mbledhje të kabinetit të tij të enjten në Prishtinë, Kurti tha se “jemi thellësisht të shqetësuar me demonstrimin e pajustifikueshëm ushtarak të Serbisë, me helikopterë e parashutistë, në zonat e banuara me shqiptarë në Bujanoc, fare pranë kufirit me Kosovën”. Kurti tha se stërvitjet – të cilat vijnë në një kohë kur Serbia bleu raketa shkatërruse kineze – u zhvilluan pranë shtëpive, shkollave dhe qendrave të mjekësisë,...