Spiunonte për llogari të Serbisë, Gjykata e Prishtinës lë sërish në burg të akuzuarin
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit, deri më 9 mars të këtij viti. Masa e paraburgimit u vazhdua për dy muaj pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. Sheholli u arrestua në fillim të tetorit të vitit 2025 në Prishtinë, por Prokuroria Speciale nuk dha hollësi se për kë dyshohet të ketë spiunuar ai. Megjithatë, në ditën e arrestimit të tij, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, la të kuptohej se ai mund të ketë spiunuar për Serbinë. Sveçla deklaroi se Sheholli gëzonte “hapësira të pakufizuara” në mediat e Kosovës, dhe se ai ka “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë...
Burimi:
javanews.al