Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Ja si zhvillohet procesi..

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Ja si zhvillohet procesi..

Këtë të shtunë, më 27 dhjetor, ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në përfaqësitë diplomatike të vendit jashtë territorit. Siç shkruan Klan Kosova, votimi po zhvillohet në gjithsej 29 ambasada dhe konsullata të Kosovës, të shtrira në 18 shtete të ndryshme të botës.  Procesi ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit në Konsullatën e Kosovës në Stamboll, e cila është përfaqësia e parë diplomatike që ka hapur dyert për votuesit. Në këtë konsullatë janë të regjistruar paraprakisht 116 shtetas të Kosovës me të drejtë vote.  Pas Turqisë, votimi vazhdon në 15 shtete evropiane, ku janë të regjistruar gjithsej 17 mijë e 761 votues. Në mesin e këtyre shteteve janë Gjermania, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Belgjika, Norvegjia, Austria, Suedia,...