​Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Rexhep Selimit në Hagë, më pas Jakup Krasniqi

​Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Rexhep Selimit në Hagë, më pas Jakup Krasniqi

Mbrojtja e Rexhep Selimit do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme paraqitjen e deklaratës përmbyllëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Avokati i tij, Geoffrey Roberts, deklaroi dje se klienti i tij është i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka ofruar asnjë dëshmi që Selimi ka shkruar komunikata apo që mund t’i atribuohen atij përgjegjësi të tilla. Duke folur për pretendimet mbi “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”, ai theksoi se një strukturë e tillë nuk ka ekzistuar. Roberts shtoi se Prokuroria nuk mund të japë përgjigje të qartë as për pretendime që lidhen me figura të tjera të luftës. Pas përfundimit të mbrojtjes së Selimit, radha do t’i takojë mbrojtjes së Jakup Krasniqi....