Sorensen: Të rinisë dialogu. I dërguari i BE-së takon Osmanin dhe Kurtin për bisedimet me Serbinë
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi vizitoi këtë të mërkurë Prishtinën për takime me udhëheqësit politikë. Peter Sorensen u prit fillimisht nga kryeministri në detyrë Albin Kurti në ndërtesën e qeverisë. Më pas ai u takua me presidenten Vjosa Osmani. Në një deklaratë për media, i dërguari europian u shpreh shpresëplotë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. “Prandaj, po e nisi vitin e ri me një udhëtim pune këtu dhe në Beograd më vonë gjatë javës. Çfarë do të bëjmë ne është të sigurohemi që palët të ulen dhe të bisedojnë. Duhet ta gjejmë një mënyrë që kjo të ndodhë. Shpresojmë që viti 2026 të na sjellë atë që 2025 nuk mundi”, tha Sorensen. Osmani, ndërkohë, theksoi se dialogu duhet të jetë...
Burimi:
vizionplus.tv