Sorensen do t’i vizitojë Kosovën dhe Serbinë këtë javë

Sorensen do t’i vizitojë Kosovën dhe Serbinë këtë javë

Peter Sorensen, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – do t’i vizitojë Prishtinën dhe Beogradin të mërkurën dhe enjten, ka konfirmuar Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS). Sipas paralajmërimeve nga Brukseli, emisari evropian pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit e të dyja shteteve, ndërsa në Kosovë është planifikuar edhe një takim me përfaqësuesit e partive opozitare. Sorensen do ta nisë vizitën më 14 janar në Prishtinë, ndërsa një ditë më vonë, më 15 janar, do të qëndrojë në Beograd. Kjo do të jetë vizita e tij e parë qëkurse iu vazhdua mandati edhe për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje. Gjatë mandatit të parë, ai zhvilloi...