Skena e dramës/ Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se sulmi i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit dhe eleminimi i liderit suprem Khamenei, do të ketë, siç u shpreh ai, “pasoja të gjera në skenën politike botërore” dhe se, në përputhje me këtë, Serbia duhet te ruajë lirinë dhe pavarësinë e saj, por njëkohësisht te forcojë kapacitetet mbrojtëse.Duke folur për televizionin Informer, një media proqeveritare, Vuçiç tha se “beteja kryesore do të zhvillohet për ndryshimin e Qeverisë në Iran”, duke e krahasuar situatën me ndërhyrjen e NATO-s në ish-Jugosllavi më 1999 dhe me rrëzimin e regjimit të ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili nisi luftërat në ish-Jugosllavi dhe e çoi vendin drejt izolimit ndërkombëtar.“E gjithë kjo po realizohet siç ndodhi në Serbi. Gënjyen gjatë gjithë kohës...
Burimi:
ntv.al