Situata në Kosovë, katastrofë/ Edward Joseph: Kaosi politik po i jep avantazh Serbisë
Ish-zyrtari amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Edward Joseph, e ka përshkruar situatën aktuale politike në Kosovë me një fjalë të vetme: “katastrofë”. Në një intervistë ai tha se vendi po përballet me një krizë të krijuar artificialisht dhe me pasoja serioze për stabilitetin institucional dhe për pozitën ndërkombëtare të Kosovës. “Pse e quaj artificiale? Sepse në Kosovë nuk kemi një situatë ku elektorati është i ndarë dhe rezultati zgjedhor është shumë i ngushtë. Ka pasur një rezultat të qartë zgjedhor dhe ai i ka dhënë përgjegjësinë kryeministrit Albin Kurti që të udhëheqë proceset për ta themeluar plotësisht qeverinë e Kosovës”, theksoi Joseph. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka pasur përgjegjësi të qartë për të çuar përpara procesin institucional, përfshirë edhe detyrimin kushtetues për...
Burimi:
ntv.al