Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Kosova vijon të përpiqet të mbajë nën kontroll çmimet e karburanteve vetëm përmes caktimit të marzhës së fitimit, që është 12 centë për shitjen me pakicë dhe 2 centë për atë me shumicë. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se heqja e akcizës nuk është opsion në situatën aktuale. “Sa i përket akcizës, mbetet të përcillet situata aktuale. Nuk e konsiderojmë si opsion heqjen e akcizës, por përcjellim situatën në të cilën çmimi i importuar nuk e ka kaluar çmimin tavan, i cili është 12 centë në pakicë dhe 2 centë në shumicë. Por situata më tutje mbetet të shihet.” tha ministrja. Përpos akcizës, nga komuniteti i biznesit është kërkuar edhe ndërhyrja në tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), gjë që...