Shtyhet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, shkak gjyqi për ish-krerët e UÇK-së

Shtyhet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, shkak gjyqi për ish-krerët e UÇK-së

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot në orën 17:00 dhe jo në orën 12:00 siç kërkoi një ditë më parë presidentja Vjosa Osmani. Ndryshimi i orarit u bë i ditur nga kryetari në detyrë i Kuvendit Dimal Basha dhe erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, pasi në Hagë po mbahen deklaratat përmbyllëse të ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca pritet të drejtohet nga deputeti më i vjetër që i përket Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari. Pas mbledhjes me përfaqësuesit e partive politike, Basha njoftoi gjithashtu se pati konsensus që në seancën konstituive nënkryetarët e Kuvendit të votohen në pako. Sipas tij, pas konstituimit të Kuvendit, seanca do të vijojë me votimin e Qeverisë së re...