Shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral, Vetëvendosja dënohet me 6 mijë euro

Shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral, Vetëvendosja dënohet me 6 mijë euro

Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me gjashtë mijë euro pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka konstatuar se kandidatë të saj për deputetë kanë shfrytëzuar institucionet publike për promovim elektoral gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Vendimi i PZAP-së u mor bazuar në ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vendim është konstatuar se Arbërie Nagavci, Hysen Durmishi, Arben Vitia, Albulena Haxhiu dhe Hajrulla Çeku kanë shfrytëzuar institucionet publike për fushatë. “…znj.Nagavci ka përdorur zyrën e saj si ministre në detyrë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Durmishi ka përdorur pasuri publike, konkretisht urën në Mitrovicë, ndërsa z. Vitia, znj. Haxhiu dhe z. Çeko kanë përdorur Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si dhe në faqen zyrtare të këtij subjekti janë promovuar aktivitete në...