Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve të mediave austriake, katër persona kanë humbur jetën tragjikisht, si pasojë e një incidenti në vendin e punës. Viktimat sipas familjarëve ishin shtetas të Kosovës, raportojnë mediat e Kosovës. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve. Rasti i rëndë dyshohet se ndodhi gjatë punimeve të betonit, ku thuhet se janë thyer skelat dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër.
Burimi:
javanews.al