Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë të shtunën se është e gatshme ta ndërmjetësojë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, pasi autoritetet kosovare mundësuan lehtësira të përkohshme për komunitetin serb në Ligjin për të huajt. Në një shkrim në X, Kallas tha se “është krijuar një momentum i ri për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”. Kjo pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pajtuar t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe t’ua njohë përkohësisht letërnjoftimet pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumenteve kosovare. Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në dobi të...
Burimi:
javanews.al