SHBA i dhuron Kosovës skaner për kontrolle kufitare në vlerë prej 3 milionë dollarësh
Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Kosovës një skaner mobil, të llojit Rapiscan, që është vendosur në pikëkalimin kufitar në Merdarë, që lidh Kosovën me Serbinë. Kjo teknologji e prodhuar në Shtetet e Bashkuara, në vlerë prej 3 milionë dollarësh, sipas Ambasadës amerikane në Prishtinë, do të ndihmojë autoritetet e Kosovës që të luftojnë kontrabandën e mallrave. SHBA-ja tha se përveç luftimit të kontrabandës së mallrave, skaneri i ri do të ulë kohën e pritjes, duke lehtësuar qarkullimin ndërkufitar. Ky donacion është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë mes SHBA-së, Gjermanisë dhe Kosovës, “që sjell përfitime konkrete për Kosovën, përfshirë aftësinë e saj për të përfaqësuar veten në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, një arritje që e festuam së bashku mbi...
Burimi:
vizionplus.tv