Serwer: Vuçiç do të destabilizojë Ballkanin dhe do t’i japë fund perspektivës evropiane
Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, duke folur për përpjekjet e presidentit serb Aleksander Vuçiçi për t’u afruar me Presidentin amerikan Donald Trump—përmes përpjekjeve për t’ia shitur ndërtesën e ish-Shtabit të Përgjithshëm (Generalštab) dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner—deklaroi se tërheqja nga kjo marrëveshje tregon ftohje të marrëdhënieve me Uashingtonin. Ai u shpreh gjithashtu se sheh këtë si një zhvillim pozitiv, pasi zvogëlon gjasat që sundimi i ligjit dhe demokracia të “shiten” për interesa afatshkurtra. Lidhur me të ashtuquajturin koncept të “Botës Serbe”, Serwer paralajmëroi se ai përfaqëson një version të modernizuar të projektit “Serbia e Madhe”, i cili, sipas tij, sjell rrezikun e destabilizimit, vdekjes dhe shkatërrimit në të gjithë Ballkanin, njësoj si në vitet 1990. Profesori amerikan shton se kjo qasje do ta...
Burimi:
ntv.al