Sërish zgjedhje në Kosovë? LDK dhe PDK në pritje të VV për Presidentin, Osmani kandidate?

Sërish zgjedhje në Kosovë? LDK dhe PDK në pritje të VV për Presidentin, Osmani kandidate?

Hija e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vazhdon që të përndjekë Kosovën. Pavarësisht konsolidimit të mazhorancës së kryesuar nga Lëvizja Vetëvendosje, çështja e presidentit është ajo që mund të rrëzojë balancat. Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në pritje të ftesës së liderit të partisë në pushtet, njëherësh kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për nisjen e konsultimeve. Artan Behrami, deputet i PDK, u shpreh: “Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë të qartë, qëndrimi ynë është i qartë, që për president duhet të ketë marrëveshje politike, duhet të ketë konsensus politik, duhet të ketë dialog dhe kompromis, i cili duhet të nxjerrë një president apo presidente që është përfytyrim dhe personifikim i unifikimit të popullit të Kosovës… Edhe më tutje nuk ka...