Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

Një qytetar i Kosovës, Mit’hat Lozhani, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar gjatë kalimit të tij përmes territorit të Serbisë sot në 5 shkurt. Lajmin e bëri të ditur avokati i tij, Arianit Koçi, përmes rrjeteve sociale, duke saktësuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00. Avokati Koçi e ka konsideruar rastin si pjesë të një fenomeni të përsëritur. “Ky nuk është rast i izoluar. Arrestimet e shtetasve të Kosovës gjatë transitit nëpër Serbi po përsëriten dhe kjo po krijon pasiguri reale për këdo që udhëton përmes atij territori. Këto arrestime duhet të ndalen”, tha ai. Avokati nënvizon se kjo çështje duhet të trajtohet nga shteti si një problem serioz i sigurisë për qytetarët. “Shteti i Kosovës ka obligim ta trajtojë këtë si...