Serbia synon daljen në Adriatik mes Shqipërisë/ Rexhaj tregon skenarët e mundshëm nëse shpërbëhet NATO
Albatros Rexhaj ka folur për armatosjen e Serbisë, të cilën e ka komentuar si armatosje në mënyrë të frikshme. Sipas tij, Serbia po përgatitet për skenarin kur mund të shpërbëhet NATO dhe të rishkruhet rendi botëror, nga e cila Serbia mund ta shfrytëzojë rastin për të imponuar hegjemoninë e saj në rajon. “Serbia po armatoset në mënyrë të frikshme. Të gjithë analistët shtrojnë një pyetje: Serbia është e rrethuar nga vende të NATO-s dhe BE-së dhe po armatoset në mënyrë të frikshme. Kundër kujt mendon të luftojë? Nëse këto vende që janë përreth janë në BE, a do të luftojë kundër këtyre? Nuk janë në kufi me Iranin apo Izraelin. Ata po përgatiten për atë skenarin kur mund të shpërbëhet NATO dhe të rishkruhet rendi...
Burimi:
ntv.al