Serbët e Kosovës përballë zgjedhjeve! Asociacioni, siguria dhe mbijetes

Serbët e Kosovës përballë zgjedhjeve! Asociacioni, siguria dhe mbijetes

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, liria, paqja, siguria dhe një perspektivë më e mirë për të rinjtë. Këto janë pritjet e disa pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Disa prej tyre, megjithatë, shprehin mosbesim ndaj politikanëve, të cilët, siç thonë, gjithmonë premtojnë shumë gjatë fushatave parazgjedhore. Zgjedhjet mbahen pasi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, e cila fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk arriti të siguronte mbështetjen e partive të tjera parlamentare për formimin e Qeverisë së re. Kosova, po ashtu, u përball me një krizë të thellë institucionale dhe politike për disa muaj, për shkak të pamundësisë...