Seanca për Presidentin e Kosovës, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Haxhiut për mospjesëmarrjen e deputetëve

Seanca për Presidentin e Kosovës, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Haxhiut për mospjesëmarrjen e deputetëve

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e kryeparlamentares Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetëve të tjerë, të cilët pretenduan se me mospjesëmarrjen në seancën e 5 marsit për zgjedhjen e presidentit, deputetët e opozitës shkelën Kushtetutën. Gjykata po ashtu ka hedhur poshtë kërkesën për masë të parakohshme lidhur me procedurën dhe afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. Kushtetuesja tha se çështjen lidhur me procedurën e zgjedhjes së presidentit veçse e ka trajtuar në dy aktgjykime të mëparshme, më 2016 dhe 2011, dhe në rrethanat e rastit aktual “Gjykata konsideron se nuk paraqiten rrethana të reja që do të arsyetonin një rishqyrtim të mëtejshëm të kësaj çështjeje”. “Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kjo çështje përbën çështje të gjykuar [res judicata] dhe, si e tillë, hyn në...