Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?
Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran, thotë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari – Lila, prandaj vendosja e marzhës së fitimit për produkte të naftës, sipas saj, i ka parandaluar manipulimit me çmime. Në podkastin e Radios Evropa e Lirë “5 Pyetje”, ministrja tregoi, gjithashtu, pse ndryshuan çmimet në disa pika të karburanteve edhe pas marrjes së këtij vendimi. “Ka ndryshim të çmimit sepse marzha është e përcaktuar mbi çmimin e importit dhe nuk është fikse, që të themi çmimi është statik”. Sipas saj çmimi i naftës dhe derivateve të tjera në pika të karburanteve ndryshon varësisht si është çmimi i importit, por ky ndryshim i çmimit për konsumatorët nuk mund...
Burimi:
javanews.al