Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh
Viti 2025 ka qenë jashtëzakonisht i ngarkuar për Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku janë trajtuar rreth 100 mijë pacientë, me një rritje të dukshme krahasuar me 2024. Drejtori i kësaj Klinike, Naser Syla në një intervistë për KosovaPress thekson se ngarkesa e madhe vjen jo vetëm nga numri i lartë i pacientëve, por edhe nga natyra e ndryshme e sëmundjeve, duke përfshirë rastet e rënda emergjente. Sfidë për këtë klinikë mbetet numri i vogël i specialistëve të mjekësisë emergjente dhe interesimi i ulët i mjekëve për këtë specializim. Syla nënvizon domosdoshmërinë e ndërtimit të një objekti të ri për Klinikën Emergjente, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve dhe ofrimin e trajtimit adekuat për pacientët emergjentë. “Ky vit për Qendrën Emergjente ka...