Rrëfimi i të mbijetuarve, dosja e Reçakut, krimi që ende pret drejtësi
Më 30 dhjetor të vitit 2025, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për masakrën e Reçakut. 21 persona, të gjithë shtetas serbë, akuzohen për krime lufte, përfshirë edhe vrasjen e 42 civilëve shqiptarë më 15 janar 1999. Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe parasheh gjykim në mungesë ndaj të gjithë të pandehurve. Sipas Prokurorisë, ata akuzohen se, në bashkëkryerje, individualisht dhe me përgjegjësi komanduese, kanë shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare. Sipas aktakuzës, të pandehurit ishin pjesë e strukturave ushtarake dhe policore serbe dhe akuzohen për vrasje, torturë, shkatërrim të pronës dhe dëbim masiv të civilëve shqiptarë. Në dosjen e Prokurorisë përshkruhet se forcat serbe fillimisht e rrethuan fshatin Reçak nga disa drejtime, e granatuan nga distanca dhe më pas hynë me...
Burimi:
javanews.al