Rexhep Selimi sulmon Specialen: Kjo Prokurori ka synim dënimin e UÇK-së

Rexhep Selimi sulmon Specialen: Kjo Prokurori ka synim dënimin e UÇK-së

Gjatë deklaratës së tij nga Haga, Rexhep Selimi u shpreh se “Kjo Prokurori e ka synim dënimin e UÇK-së, dënimin e Pavarësisë së Kosovës”. Më tej ai shtoi se ‘lufta çlirimtare nuk mund të barazohet me shtetin vrasës të Serbisë. Ta barazosh rezistencën e një populli me plan kriminal është një barazim jo vetëm i pasaktë, por edhe thellësisht i padrejtë. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet, aq më tepër në një sallë gjyqi. Historinë e Kosovës e kanë shkruar qytetarët e saj’. Deklarata e Rexhep Selimit Kanë kaluar më shumë se 5 vite. S’kanë qenë të lehta për ne, por as të parëndësishme për historinë e vendit tim. Pas gjithë këtyre viteve, ka edhe një element pozitiv. Shpresoj që gjykatësit ta kenë pasur...