Rëndohet bilanci i viktimave të qëlluar me armë zjarri në Podujevë, ndërron jetë edhe një prej të plagosurave

Rëndohet bilanci i viktimave të qëlluar me armë zjarri në Podujevë, ndërron jetë edhe një prej të plagosurave

Me kalimin e orëve është rënduar bilanci i viktimave në Podujevë, pasi u qëlluan me armë zjarri. Ka ndërruar jetë një nga të plagosurat e natës së kaluar në Kosovë, ku u vra një person dhe u plagosën dy në fshatin Majac të Podujevës. Siç bën me dije edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, viktima ishte e moshës 73-vjeçare dhe ka ndërruar jetë pas orës tre të mesnatës. “Në orët e vona të mbrëmjes, në Qendrën Emergjente janë pranuar dy paciente të gjinisë femërore, njëra e lindur në vitin 1953 dhe tjetra e lindur në vitin 1995 , të sjella me autoambulancë nga Podujeva, si pasojë e lëndimeve të marra nga arma e zjarrit. Menjëherë pas pranimit, janë kryer të gjitha ekzaminimet e...