Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, janë konfirmuar identitetet e viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi në një kantier ndërtimi në Vjenë, pas rrëzimit të skelave. Policia e Vjenës ka dhënë një deklaratë për Klankosova.tv, ku ka konfirmuar se 3 prej viktimave janë shqiptarë nga Kosova. “Tre punëtorë të ndërtimit janë identifikuar si shtetas të Kosovës,” deklaroi zëdhënësi Phillip Hasslinger. Ai shtoi se arsyet e këtij aksidenti janë ende të paqarta. Viktimat janë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj. Pamje nga vendi i ngjarjes Ambasada e Kosovës në Austri ka reaguar pas ngjarjes duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, duke premtuar se do të vazhdojë të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me rastin. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjithashtu ka reaguar përmes një postimi në...
Burimi:
javanews.al