Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, akademik dhe ish-ambasador i Kosovës, që trajton në detaje gjykimin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së. Gjatë fjalës së tij në Prishtinë, Rama kritikoi vendimet e drejtësisë në Hagë, duke theksuar se ato po dëmtojnë Kosovën dhe luftën çlirimtare të UÇK-së. Ai kritikoi Prokurorinë e Hagës po përpiqet të lidhë katër ish-krerët e UÇK-së me akuzat pa prova me gjenocidin që kreu ish-Jugosllavia. “ Sot të dënuar nga drejtësia ndërkombëtare janë Ratko Mladiç, që u dënua me burgim të përjetshëm si fytyra e makinerisë së shfarosjes dhe autori i damkosur i masakrës së Srebrenicës. Dikush që lidhte njerëz të gjallë dhe i hidhte në lumë duke kundruar me kënaqësi se...