Qeveria “Kurti” miraton dy pr.ligje kyçe, “Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar” dhe…

Qeveria “Kurti” miraton dy pr.ligje kyçe, “Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar” dhe…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e radhës së qeverisë njoftoi miratimin e dy ligjeve, të cilat i cilësoi si prioritete të kabinetit të tij në dy vitet e  ardhshme. “Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritizojmë për vitin 2026–2028 procedimin e “Projektligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme” dhe “Projektligjin për Çmimet Tavan”, që do t’ia përcjellim Kuvendit të Kosovës”, tha Kurti. Ndërkohë, ministri i Jashtëm Glauk Konjufca njoftoi miratimin e paketës së 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, në përshtatje të politikëss së jashtme të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian. “Pakoja synon sektorin e energjisë, financave, kompleksin ushtarako-industrial, tregtinë me mallra ushtarake, shërbime strategjike, përfshirë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale. Po ashtu, ndërmerr masa lidhur me kontrollin...