“Qëndroj këtu jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra”, Krasniqi: Jemi burgosur padrejtësisht!
Para trupit gjykues, Jakup Krasniqi tha se për më shumë se pesë vjet, i është mohuar e drejta e njeriut, duke theksuar ndër më të rëndësishmën, atë për të jetuar në liri. “Përshëndes gjithë qytetarët e Kosovës që dje festuan pavarësinë e tyre. Qytetarët që jetojnë në liri, në pavarësi dhe me drejtësi. Qëndroj sot këtu jo si një kriminel, por si një njeri i lindur dhe kalitur në luftra për dinjitet në një popull që refuzoj që të zhdukej nga politikat e krimit të Serbisë. Pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar i udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë në liri. Pas 5 vitesh burg të padrejtë e të panevojshëm, angazhimin tim politik e jetësor për liri jam angazhuar...
Burimi:
javanews.al