Protestë në mbrojtje të UÇK-së, mijëra njerëz mbushin sheshin qendror në Prishtinë: Drejtësi, jo politikë
Kryeqyteti i Kosovës jehoi nga thirrjet e dhjetëra mijëra protestuesve. Në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë me flamuj të UÇK-së, Kosovës e Shqipërisë, janë mbledhur qytetarët nga të gjitha trevat shqiptare. Marshimi është zhvolluar nën moton “Drejtësi, jo politikë” i shoqëruar me fotografinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët prej vitesh po gjykohen në Speciale. Ky tubim që përkon me të njëjtën ditë me pavarësinë e Kosovës, mblodhi në shesh edhe presidentjen e Kosovës Vjosa Osmani, presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj si dhe kryeministrin Albin Kurti. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi vijojnë të qëndrojnë të burgosur në Hagë prej 5 vitesh. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria speciale ka kërkua nga 45...
Burimi:
vizionplus.tv