“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke konstatuar se zgjedhja e Nenad Rashiçit në këtë post më 10 tetor 2025 ka qenë antikushtetuese. Sipas aktgjykimit, Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit përcaktojnë qartë se nënkryetari nga komuniteti serb duhet të propozohet nga shumica e deputetëve që përfaqësojnë këtë komunitet, në këtë rast Lista Serbe, si subjekti me shumicën parlamentare të deputetëve serbë. “Gjykata thekson se një vlerësim i tillë bazohet mbi parimet e përcaktuara në Kushtetutë, praktikën e saj gjyqësore dhe Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në aktgjykim, ku saktësohet se: -njëri nga dy nënkryetarët që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë duhet të jetë nga komuniteti serb; -propozimi bëhet me shkrim nga shumica e...
Burimi:
javanews.al