Prokuroria kërkon 180 vite burgim për ish-krerët e UÇK-së: Kanë kryer krime kundër njerëzimit

Prokuroria kërkon 180 vite burgim për ish-krerët e UÇK-së: Kanë kryer krime kundër njerëzimit

Prokuroria ka kërkuar dënimin me burg për ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Prokuroria ka kërkuar dënimin me 45 vite burg për secilin prej të akuzuarve – pra 180 vjet burgim në total. Kryeprokurorja Kimberly West, në fjalën e saj në seancën përmbyllëse të gjyqit më të madh ndaj ish krerëve të UÇK-së, deklarois e ata duhet të dënohen për krime të rënda lufte. “ZPS-ja kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjithë pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale, të kryera prej secilit prej personave. Këto krime janë lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në natyrë, e këto akuza,...