Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënime prej 45 vjetësh për ish-krerët e UÇK-së, duke theksuar se ky nuk është një akt për kërkim drejtësie por një politikë që synon ta përmbysë rendin e së vërtetës. Sipas VV-së po tentohet të gjykohet vetë akti i çlirimit duke e trajtuar rezistencën si projekt kriminal të organizuar. “Kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënime prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është një kërkesë neutrale drejtësie, por një ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe të historisë. Këtu nuk po gjykohen individë të shkëputur nga konteksti, por po tentohet të gjykohet vetë akti i çlirimit. Ky është një proces që e zhvendos vëmendjen nga agresori te viktima dhe...