Prokuroria kërkoi 45 vite burg për Hashim Thaçin, djali thirrje për protestë: Drejtësi, jo politikë

Prokuroria kërkoi 45 vite burg për Hashim Thaçin, djali thirrje për protestë: Drejtësi, jo politikë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në marshin e paralajmëruar më 17 shkurt në Prishtinë, në kohën kur në Hagë ka nisur faza përfundimtare e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi ka shpërndarë posterin e marshit me mbishkrimin “Drejtësi, jo politikë”, duke ftuar qytetarët që të mblidhen në Sheshin “Skënderbeu”, në ora 14:00. Në poster shfaqet gjithashtu slogani “Liria ka emër” dhe simboli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Thirrja vjen pas kërkesës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara në Hagë, e cila ka kërkuar dënime prej 45 vjetësh burg për secilin nga ish-udhëheqësit e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Marshi pritet të mbahet në Ditën...