Prokuroria e Hagës kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin
Në Hagë po mbahet procesi i radhës kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, të cilët janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokurorja e Specializuar, Kimberly West e ka nisur fjalën e saj duke thënë se Gjykata Speciale është bërë “trup funksional, i suksesshëm në një periudhë relativisht të shkurtër”. “Pavarësisht frikës, stigmës dhe situatave me të cilat janë përballur dëshmitarët dhe familjarët e tyre nga një grup i kufizuar, por me zë, në Kosovë, këta dëshmitarë e kanë dëshiruar kaq shumë të vërtetën që të dalë në pah, prandaj pavarësisht kësaj kanë përzgjedhur të bashkëpunojnë me zyrën time dhe të japin dëshmi para kësaj gjykate”. Ajo ka pretenduar...
Burimi:
ntv.al