Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan
Prokuroria Speciale e Hagës kërkoi dënimin me 180 vite burg në total, 45 vite për secilin, për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi për krime kundër njerëzimit. Analisti Blerim Burjani në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me moderatorin Aleksandër Furxhi, u shpreh se kjo pretencë ka nxitur reagime të fuqishme në Kosovë, duke filluar nga veteranët e luftës e deri te personalitetet publike dhe politike. Z.Burjani argumentoi se pretendimet e prokurorisë janë të “orkestruara mirë” dhe se po tentohet të provohet ekzistenca e një “plani kriminal”. Ai e konsideroi këtë pretendim si të palogjikshëm, pasi sipas tij, UÇK-ja ka qenë një ushtri vullnetare dhe nuk ka pasur mundësi të...
Burimi:
vizionplus.tv